
Mesazhi i fshehtë që premton fitimin e Champions, Inzagi: Më e mira nga Interi nuk ka ardhur ende

Simone Inzagi është kthehet të flasë edhe një herë tjetër për mbrëmjen magjike të “San Siros”, ku Interi i tij arriti që të siguronte finalen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës. Në mikrofonat e “TG1”, ai ka premtuar që më e bukura duhet ende të vijë.
“Inter-Barcelona ka qenë një ndeshje e jashtëzakonshme dhe me emocione të papërshkrueshme, që u alternuan mes tyre për 130 minuta. Mendoj se zëvendësimet në këtë takim ishin vendimtare, sepse na kanë sjellë energji të freskëta dhe që në ndeshje kaq të gjata janë të rëndësishëm.
Emocioni është i fortë, por unë i jetoj të gjitha ndeshjet me shumë adrenalinë”, ka thënë trajneri Simone Inzagi. I pyetur se kush ishte lojtari më i mirë në fushën e lojës, ai nuk ka zgjedhur. “Nuk mund të flas për më të mirën. 16 lojtarët e lëvizshëm ishin të impenjuar maksimalisht dhe na kanë dhënë dorë. Pastaj kishim edhe një portier të jashtëzakonshëm. Zomer ishte shumë i zoti. PSG-ja është një skuadër shumë e fortë. Nuk kemi luajtur me ata, por me Arsenalin po. Por, në mendimin tim më e bukura nuk ka ardhur ende”, përfundoi Inzagi.
PREMTIM- Duket se këto deklarata janë si një premtim i fshehtë se ai dhe skuadra e tij do të shkojnë në finalen e madhe të Mynihut për ta fituar këtë trofe. Sigurisht që PSG-ja është një skuadër e fortë dhe kërkon kujdes maksimal nga ana e Interit, por trajneri dhe ekipi i tij shkojnë me besim dhe dëshirë maksimale për ta fituar këtë Champions.
Ata e dinë që nuk do të jetë aspak e lehtë, por do të provojnë të bëjnë realitet një ëndërr, të cilën e nisën 2 sezone më parë, kur shkuan në finale ndaj Mançester Sitit dhe e humbën atë. Zikaltrit kanë pasur një ecuri të admirueshme në Champions në këtë sezon, ku në 14 ndeshje të luajtura, kanë qenë vetëm 16 minuta në disavantazh.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide

Napoleoni u tregua revolucionar pa dashjen e tij


E djathta qytetare që ofron Lulzim Basha
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128