Qeveria e Serbisë mbështet financiarisht të arrestuarit për krime lufte në Kosovë

25 Prill 2025, 21:01 / BOTA ALFA PRESS

Qeveria e Serbisë mbështet financiarisht të arrestuarit për

Qeveria e Serbisë miratoi sot pagesën e një granti prej 300 mijë dinarësh (2558.90 euro) për të arrestuarit në Kosovë nën dyshimin se kanë kryer krime gjatë luftës së viteve 1998-1999 kundër shqiptarëve.

Këtë ndihmë financiare, Serbia thotë se e ndan për të arrestuarit për procese penale në Kosovë.

Sipas një komunikate të Qeverisë së Serbisë, në këtë mënyrë do të sigurohet ndihma e njëhershme financiare në vlerë prej 300 mijë dinarë për personat që për këto arsye ndodhen në burgjet dhe njësitë e paraburgimit në Kosovë, sipas evidencës”.

Pagesa e kësaj ndihme të njëhershme do të bëhet “sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në komunikatë.