
Richard Grenell përflitet si zëvendësues i Waltz në postin e këshilltarit të Sigurisë Kombëtare

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka vendosur të shkarkojë këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, dhe emrat e kandidatëve që mund ta zëvendësojnë atë tashmë janë shfaqur në mediat amerikane.
Sipas Politico, ish i dërguari special i Trump për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, është njëri nga kandidatët.
Përveç Grenell, kandidati për pozicionin e Waltz është Steve Witkoff, i cili u emërua fillimisht nga Trump si i dërguari special për Lindjen e Mesme, dhe më pas për zgjidhjen e konfliktit ruso-ukrainas.
Witkoff njihet për pikëpamjet e tij pro-ruse, si dhe për idenë e përfundimit të luftës duke përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga Presidenti rus Vladimir Putin për Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara.
Ndër kandidatët e tjerë, bien në sy zëvendësshefi i stafit të Trump, Stephen Miller, i njohur për pikëpamjet e tij mjaft radikale të krahut të djathtë që i shpreh shpesh në rrjetet sociale, dhe Sebastian Gorka, një ekspert i sigurisë kombëtare.
Waltz u shkarkua nga puna për shkak të një bisedë në grup në aplikacionin Signal, ku ai shtoi aksidentalisht gazetarin e The Atlantic, Jeffrey Goldberg. Mediat në SHBA raportojnë se Waltz është propozuar tashmë për postin e ambasadorit të SHBA-së në OKB.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128