Trump për paqen në Ukrainë: Mund të telefonoj Putinin, mendoj se do ta zgjidhim

16 Maj 2025, 16:15 / BOTA ALFA PRESS

Trump për paqen në Ukrainë: Mund të telefonoj Putinin,

Donald Trump deklaroi të premten se “mund” t’i telefonojë presidentit rus Vladimir Putin për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë.

Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One gjatë largimit nga Abu Dhabi, ai tha: “Duhet të takohemi. Ai dhe unë do të takohemi.”

Trump vazhdoi: “Mendoj se do ta zgjidhim, ose ndoshta jo, por të paktën do ta dimë. Dhe nëse nuk e zgjidhim, do të jetë shumë interesante.”

Trump deklaroi më herët të premten se synon të takohet me Putinin “sa më shpejt të jetë e mundur”, ndërsa bisedimet trepalëshe me përfaqësues të Ukrainës, Rusisë dhe Turqisë nisën sot në mesditë në Stamboll.

 

Po ndodh...