
Dy mijë përfitues për panele diellore, mbyllet thirrja e dytë për subvencionet për familjarët

Dy mijë fitues janë përzgjdhur nga thirrja e dytë për subvencionet e paneleve diellore. Mësohet se në total janë dorëzuar rreth 4 mijë aplikime nga abonentët familjarë në të gjithë vendin.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thotë se deri më tani janë instaluar 850 panele diellore që shërbejnë vetëm për ngrohjen e ujit ndërsa 70% e investimit do të subvencionohet nga buxheti i shtetit.
Vendosja e paneleve diellore është një masë e cila ndikon drejtpërdrejt në reduktimin e faturës së energjisë elektrike për familjet që kanë instaluar këtë sistem.
Thirrja e dytë vjen pas thirrjes së parë ku 1981 familje në të gjithë vendin, instaluan në banesat e tyre panelet diellore për ngrohjen e ujit, të subvencionuara nga buxheti i shtetit.
Kusht kryesor për të përfituar nga kjo masë ishte fakti që familjet duhet të kenë një konsum mesatar mujor të energjisë elektrike për vitin 2024 më të madh se 400 kwh
Nga ky kriter përjashtoheshin konsumatorët familjar të cilët kanë në përbërjen e tyre pjesëtar të familjes me ndihmë ekonomike
Aplikimet janë dorëzuar të gjitha online, ndërsa interesi ka qenë shumë i lartë. Subjektet tregtare që kanë ofruar shërbimin e instalimit të sistemeve për ngrohjen e ujit me panele diellore duhet të vërtetojnë se nuk kanë detyrime ndaj organeve tatimore.
Panelet e instaluara duhet të shoqërohen me një garanci 5-vjeçare nga subjekti instalues, si dhe të disponojnë skedën teknike të instalimit termik.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128