Operacioni i SPAK ‘shënjestron’ bashkëpunëtorin e Ramës, lëshohet urdhër-arresti ndaj Ergys Agasit

2025-12-16 09:08:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Operacioni i SPAK ‘shënjestron’ bashkëpunëtorin e

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një aksion hetimor duke ushtruar kontrolle me urdhër gjykate në disa prona dhe ambiente të lidhura me biznesmenin Ergys Agasi.

Ndaj këtij të fundit është lëshuar urdhërarrest.

Ergys Agasi njihet si biznesmen dhe ish-zyrtar publik, emër i përfolur ndër vite edhe në debatet politike, si dhe person shumë i afërt me kryeministrin Edi Rama.

SPAK nuk ka dhënë ende detaje shtesë mbi akuzat konkrete, ndërsa hetimet vijojnë.

 

Happening now...