
Trekëndëshi i Artit si Antidot i Trekëndëshit të Bermudës

Luciano Pavarotti, Plácido Domingo dhe José Carreras janë një treshe artisësh gjenialë, që sollën në skenat botërore magjinë e muzikës klasike dhe e bënë atë të dashur për miliona njerëz. Ata ishin simbol i harmonisë, bashkëpunimit dhe përkushtimit ndaj artit të lartë.
Ndërsa ne, në Shqipëri, kemi treshen e zezë politike: Berisha, Rama dhe Meta i njohur si "trekëndësh i Bermudës" që nuk kompozon muzikë, por disonancë; që nuk i bashkon një kauzë e lartë, por për interesa personale. Ndryshe nga tenorët që i dhanë botës emocione, këta tanët kanë lënë pas vetëm plagë sociale, varfëri morale dhe një tranzicion të zgjatur pa fund.
Ky trekëndësh i errësirës politike nuk ka prodhuar vepra për t’u duartrokitur, por marrëveshje nën tavolinë, shpopullim të vendit dhe një klasë politike që ka frikë nga rrotacioni dhe nga gjykimi i drejtësisë. Ata nuk interpretojnë simfoninë e popullit, por monologun e pushtetit.
Prandaj, Shqipëria ka nevojë për një rikompozim të skenës politike, ku partitë të mos jenë më instrumente personale, por forca kolektive me demokraci të brendshme. Ka ardhur koha që në vend të zërave të vjetër që përsërisin të njëjtat nota të lodhura, të dëgjohet kori i zërave të ri për veshin e qytetarëve që duan ndryshim real, me transparencë, llogaridhënie dhe vizion europian.
Shqiptarët nuk duan më të jenë spektatorë të një opere të trishtë politike që zgjat prej tre dekadash. Ata duan të jenë protagonistë të një kapitulli të ri. Dhe ky kapitull nis me zëra të rinj, ide të reja, dhe një përkushtim të ri ndaj vendit.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128