
Artur Zheji u nda nga jeta papritur, Albin Kurti mesazh ngushëllimi: Fjala e tij nuk thuhej për t’u harruar të nesërmen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit të njohur Artur Zheji, i cili ndërroi jetë dje në moshën 64-vjeçare.
Në reagimin e tij, Kurti kujtoi bashkëbisedimet me Zhejin, si para ashtu edhe pas kamerave, duke e përshkruar atë si një gazetar të rrallë, që përtej lajmit të ditës, angazhohej me seriozitet intelektual për çështjet dhe subjektet me të cilat ballafaqohej. “Fjala e tij nuk thuhej për t’u harruar të nesërmen,” shkruan Kurti.
Kurti gjithashtu kujtoi rrënjët e Zhejit: i ati, Petro Zheji, intelektual erudit dhe përkthyes eklektik, ishte nga Gjirokastra, ndërsa e ëma, Besa Imami, aktore e shquar e Teatrit Kombëtar dhe Kinostudios “Shqipëria e Re”, ishte nga Gjakova.
Duke vijuar me angazhimin e tij profesional, Kurti theksoi se Artur Zheji nuk ishte thjesht një reporter i luftës, por një gazetar aktivist dhe patriot i emancipuar, i cili kontribuoi në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare dhe rritjen e jehonës së kërkesës për liri.
“Familjes, të afërmve, kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe publikut të Petro Zhejit, u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje të madhe,” përfundon Kryeministri.
ide

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128