Kosovë/ Vrasja e Agon Zejnullahut, mbahet sot protestë paqësore para stacionit policor në Lipjan

12 Korrik 2025, 09:36 / KOSOVA ALFA PRESS

Kosovë/ Vrasja e Agon Zejnullahut, mbahet sot  protestë paqësore

Sot në ora 11:00, para stacionit policor në Lipjan do të mbahet protesta paqësore me moton “Drejtësi për Agonin”.

Kjo protestë organizohet nga familjarët dhe miqtë e Agon Zejnullahut.

Në orët e para të 7 korrikut, 27-vjeçari Agon Zejnullahu vdiq në rrethana ende të paqarta në qytetin e Lipjanit.

Lidhur me vdekjen e tij janë arrestuar dhe ndaluar pesë zyrtarë policorë, ndaj të cilëve peshon vepra penale ‘vrasje nga pakujdesia’.

 

Po ndodh...