Nuk ka bashkëpunim! Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

24 Gusht 2025, 11:49 / KOSOVA ALFA PRESS

Nuk ka bashkëpunim! Dështon sërish seanca e konstituimit të

Hekuran Murati dhe Arbëria Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje s’arritën të siguronin 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të Kuvendit të Kosovës.

Kjo ishte hera e dytë që Murati u propozua për këtë post, dhe hera e parë për Nagavcin.

Më pas, partia fituese e zgjedhjeve të shkurtit propozoi deputetin Dimal Basha për postin e kryeparlamentarit.

Para seancës, përfaqësuesit e partive politike – që mandatin e kaluar ishin në opozitë – përsëritën qëndrimet e tyre sa i përket çështjes së zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimeve Musliu tha se ka marrë vendim që të mos e votojë asnjë kandidat të propozuar nga LVV-ja, pasi argumentoi se kjo parti “është duke e mbajtur peng shtetin” që nga 9 shkurti, kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare.

Ky ishte vazhdimi i tretë i seancës konstituive që nga publikimi i aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese më 18 gusht.

 

Po ndodh...