Presidentja Osmani vizitë zyrtare në Mauthausen të Austrisë, përkujton 80-vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit

12 Maj 2025, 11:47 / KOSOVA ALFA PRESS

Presidentja Osmani vizitë zyrtare në Mauthausen të Austrisë,

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një vizitë në Mauthausen të Austrisë, ku ka përkujtuar 80-vjetorin e çlirimit nga forcat amerikane të kampit të përqendrimit.

Ajo tha se Kosova  gjithmonë e ndjen peshën e kujtesës dhe forcën e betimit në mënyrë që të mbrojnë paqen, dinjitetin dhe lirinë.

Gjatë qëndrimit ajo ka thënë se miqësia me Austrinë mbetet një shtyllë e fortë e rrugëtimit europian të Kosovës. Mauthausen, ishte njëri prej kampeve më të mëdha të përqendrimit në kohën naziste.Në mes të viteve 1938 dhe 1945, rreth 200 mijë të burgosur kanë qëndruar në Mauthausen dhe 49 kampet e tij të jashtme.

Në këto kampe, 119 mijë të burgosur u vranë ose vdiqën si rezultat i kushteve jonjerëzore, në të cilat janë mbajtur ata. Në mesin e të burgosurve ka pasur hebrenj, pjesëtarë të komunitetit rom dhe të burgosur politikë nga e gjithë Evropa.

Në Mauthausen të Austrisë, aty ku njerëzimi njohu tmerrin, së bashku me udhëheqës të tjerë botëror, u mblodhëm për të kujtuar dhe për të premtuar sërish: Kurrë më!

Në 80-vjetorin e çlirimit nga forcat amerikane të këtij kampi përqëndrimi, ndjemë peshën e kujtesës dhe forcën e betimit që ta mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë, gjithmonë. Le të jemi zëri i atyre që nuk mund të flasin më dhe mburojë e vlerave për të cilat ata u flijuan.

 

Po ndodh...