“Arresto Ballukun”/ Protestuesit thërrasin në kor para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës

Turma e protestuesve është zhvendosur nga sheshi para Kryeministrisë drejt qendrës së Tiranës.
Duke kaluar te ministria e Infrastrukturës, ata kanë thirrur në kor “arresto Ballukun”, duke shprehur revoltën ndaj ish-ministres së këtij dikasteri, e akuzuar nga SPAK për një sërë veprash penale.
Protesta ka nisur prej orës 18:00, dhe ende vijon nëpër rrugët kryesore të Tiranës.
Gjatë marshimit rreth qendrës së Tiranës, tonet e revoltës janë ashpërsuar, duke u shoqëruar me thirrje të njëzëshme në kor kundër zyrtarëve të lartë shtetërorë.
Momenti më i tensionuar i marshimit u shënua teksa turma po kalonte në rrugën pranë Bashkisë së Tiranës. Në fasadën e një pallati aty pranë ishte ndezur një ekran, ku po transmetohej një intervistë e kryeministrit Rama dhënë për një media të huaj.
Pamja e kreut të qeverisë ka irrituar protestuesit, të cilët kanë goditur masivisht me shishe në drejtim të ekranit të madh.
Në të njëjtën kohë, sheshi ka jehuar nga thirrjet e përsëritura në kor “Arresto Belindën”, duke shënjestruar ish-zv.kryeministren Belinda Balluku.
Po ndodh...
Protestat dhe çarja e sistemit Rama-Berisha
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128