Protestë kundër Ramës edhe në Berlin: Natyra është e jona

5 Qershor 2026, 20:43 / POLITIKË ALFA PRESS

Protestë kundër Ramës edhe në Berlin: Natyra është

Në mbështetje të protestave që po zhvillohen në Shqipëri, emigrantë shqiptarë në Berlin kanë zhvilluar një protestë para ambasadës shqiptare.

Tubimi është mbajtur në orën 18:00, ku pjesëmarrësit kanë shprehur mbështetje për protestuesit në Tiranë, Vlorë dhe në zona të tjera të vendit, duke theksuar se çështja e mbrojtjes së natyrës nuk kufizohet vetëm në një vend të caktuar.

“Natyra është e jona” ishte një nga thirrjet kryesore të protestuesve, të cilët kanë ngritur akuza ndaj qeverisë, por edhe ndaj opozitës, për mënyrën si po menaxhohen zonat e mbrojtura dhe pasuritë natyrore.

Në deklaratat e tyre, emigrantët theksuan se protesta nuk lidhet vetëm me interesin e tyre personal, por edhe me të ardhmen e prindërve dhe fëmijëve në Shqipëri, duke kërkuar të drejtën për të pasur akses të lirë në natyrë dhe hapësirat e gjelbra.

Po ndodh...

ide