Bardhi-Tabaku-Çuçi-Luarasi/ Në Shqipëri "armiq", në Gjermani bashkë, të lumtur dhe në harmoni!

Këtë të enjte, nga ana e Partisë Demokratike është denoncuar një skandal sipas tyre, se pëfaqësues të Grupi Parlamentar të PD janë përjashtuar nga delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë në një vizitë pune në Bundestangun, (Parlamentin), gjerman.
Sipas grupit të PD, Niko Peleshi, ka vendosur të përjashtojë grupin më të madh të opozitës nga delegacioni zyrtar pa dhënë arsye, duke hequr emrat e përfaqësuesve të PD-së dhe duke i privuar ata nga përfaqësimi institucional në parlamentin gjerman. Por pjesëtarja e delegacionit shqiptar, deputetja e PS, Iris Luarasi, nëpërmjet një postimi dhe kolazhi fotografish në FB, ka treguar një realitet tjetër.
Në një nga aktivitetet e delegacionit të deputetëve shqiptarë në Bundestagun gjerman, shfaqen deputetët e PD Gazmend Bardhi, (Ky i qeshur dhe i lumtur) dhe Jorida Tabaku, në të njëjtin panel me "armiqtë" socialistë Iris Luarasin dhe Bledi Çuçin. Duket se për propagandën e brendshme nē Shqipëri dhe militantët, deputetët e PD, homologët e Ramës i kanë "armiq" që duhen rrëzuar, por në realitet kur jua do puna, janë bashkë dhe në harmoni të plotë/ Alfapress.al
Po ndodh...
ide
Namiri, modeli i luftës së shoqërisë në pabarazinë e vlerave
Humbja që lë pas boshllëk
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128