Berisha falenderon votuesit: Sovrani jep sot verdikt historik, cili është ai që nuk i bindet historisë?

11 Maj 2025, 13:29 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha falenderon votuesit: Sovrani jep sot verdikt historik, cili

Kryetari i Partisë Demokratike falënderoi votuesit, sidomos ata nga jashtë Shqipërisë, për pjesëmarrjen në zgjedhje, që i quajti historike.

Kanë vërshuar nga ajri, toka dhe deti për të votuar, mirënjohje për ta. Thirrja ime është për çdo shqiptar: Voto, për vende tënde, për fëmijët e tu, për vendin tonë, për të ardhmen tënde, për biznesin, rrogat, pensionet. Pra është një votim më shumë se kurrë për gjërat më të rëndësishëm të çdo qytetari”, tha Berisha.

Sa i përket raportimeve për parregullsi, ai tha: “Çdo gjë ka një vëzhgim ndërkombëtar shumë serioz dhe vëzhgim kombëtar po kaq serioz dhe secili që merr përsipër të shkelë ligjin në këtë proces, do të bëhet përgjegjës në mënyrë absolute”.

I pyetur nëse a do ta njohë rezultatin nëse nuk është i duhuri për të, lideri i opozitës u përgjigj: "Mund të them që sot, sovrani jep një verdikt historik. Cili është ai që nuk i bindet historisë?”.