Berisha thirrje nga Astiri: Hajdeni në protesën e 8 majit se 1 kilometër ka mbetur!

5 Maj 2026, 20:43 / POLITIKË ALFA PRESS
Berisha thirrje nga Astiri: Hajdeni në protesën e 8 majit se 1

Gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ në Astir, kreu i PD Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 8 Majit në Tiranë, duke e cilësuar atë si një moment vendimtar për të ardhmen e vendit.

Berisha përsëriti si të shumtën herë këto muajt e fundit, se opozita ndodhet në “kilometrin e fundit” të përballjes politike, ndërsa theksoi se, sipas tij, kryeministri Edi Rama është në një situatë të pashpresë.

Ai theksoi se protesta do të zhvillohet për dinjitetin, të drejtat dhe të ardhmen e qytetarëve shqiptarë. “Më 8 Maj, në rrugët dhe sheshet e Tiranës do t’u themi shqiptarëve se zotët e Shqipërisë jemi ne”, u shpreh Berisha, duke e cilësuar pjesëmarrjen qytetare si thelbësore.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Përsëri, rruga është e vështirë, por absolutisht, Edi Rama është i pashpresë. Është i pashpresë! Dhe ne do ta bëjmë këtë kilometër.

Do ta bëjmë, për sakrificën tonë! Do ta bëjmë, për fëmijët tanë dhe të ardhmen e tyre! Do ta bëjmë, për dinjitetin e shqiptarëve, për të ardhmen e Shqipërisë!

Më 8 Maj, në rrugët dhe sheshet e Tiranës, do t'u themi shqiptarëve se zotët e Shqipërisë jemi ne, dhe jo banda në pushtet! Me 8 Maj, do t'i themi botës, Evropës dhe botës, se vlerat, të drejtat, kanë një avokat të pamposhtur, jemi ne.

Se jemi të vendosur, gjer në rikthimin e tyre të vazhdojmë betejën tonë. Dhe se Edi Rama është një armik i egër i shqiptarëve. Është një armik i egër i të drejtave, i lirive, i mirëqenies, i sigurisë së këtij vendi.

Është një e keqe nga më të rrezikshmet, me të cilën do ndahemi të sigurtë dhe sa më shpejt.

Edhe njëherë, të gjithë, ju falënderoj dhe të gjithë në datën 8 Maj, të ngrihemi madhërishëm, në protestën tonë paqësore, në të drejtën tonë për dinjitetin tonë, për dinjitetin e kombit tonë, për dinjitetin e vendit tonë.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide