Stafi i Mbappe reagon për polemikat: Nuk pasqyrojnë realitetin

5 Maj 2026, 21:21 / SPORT ALFA PRESS

Stafi i Mbappe reagon për polemikat: Nuk pasqyrojnë realitetin

Pas polemikave të fundit që kanë përfshirë Kylian Mbappé, lidhur me një udhëtim në Cagliari dhe zërat për një krisje me dhomat e zhveshjes te Real Madrid, ka ardhur reagimi zyrtar nga rrethi i ngushtë i lojtarit.

Në një deklaratë për agjencinë Agence France-Presse (AFP), përfaqësuesit e sulmuesit francez hodhën poshtë interpretimet e fundit, duke i cilësuar ato të ekzagjeruara dhe të pabazuara.

“Sipas nesh, një pjesë e kritikave bazohet në një interpretim të tepruar të elementeve që lidhen me një periudhë rikuperimi, e cila është ndjekur në mënyrë strikte nga klubi. Kjo nuk përputhet aspak me realitetin e angazhimit dhe punës që Kylian bën çdo ditë për të mirën e skuadrës,” thuhet në reagim.

Deklarata vjen në një moment delikat për yllin francez, ndërsa spekulimet mbi marrëdhëniet e tij brenda skuadrës dhe përkushtimin ndaj ekipit kanë marrë vëmendje të madhe mediatike. Nga ana e stafit të lojtarit, theksohet se Mbappé mbetet plotësisht i fokusuar dhe i përkushtuar ndaj objektivave të klubit madrilen.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide