Braçe denoncon zaptimin e hapësirave publike: Një krim që bashkon zyrtarët, gjyqtarët dhe hipotekat! Do flas çdo ditë për këtë problem

21 Prill 2025, 17:09 / POLITIKË ALFA PRESS

Braçe denoncon zaptimin e hapësirave publike: Një krim që

Erion Braçe deputeti i PS-së për ka denoncuar nëpërmjet një videoje e hapësirave publike në Njësinë 5, duke thënë se do të luftojë ditë e natë për t’i mbrojtur.

Sipas tij, bizneset e parkimeve dhe individë të ndryshëm po i shpallin të tyret tokat publike pranë Fakultetit Juridik. 

Ai bën thirrje për hetim nga zona e e ish-kinemasë ‘Agimi’ deri tek Garda e Republikës, duke akuzuar zyrtarë, gjykata e hipotekat për bashkëpunim në këtë krim.

Statusi i Erion Braçe:

DITE-NATE DO MBROJ HAPESIREN PUBLIKE NE NJESINE TIME-5sen!  

Ketu, mes pallateve ne zonen pas Fakuktetit Juridik;   Babezia e biznesit te parkimeve ka mberritur edhe ketu, njeren e kane marre biznesmenet e thone “e kemi prone”, tjetren e kane marre dy gra te moshuara e te forta e thone “e kemi prone”; kjo pas meje me nje shkrim ne krye “Gjelberimi eshte jete”, eshte bere gati!    

NESE KA NJE KRIM QE I KA TE GJITHE BRENDA-ZYRTAREVE TE KOHEVE TE NDRYSHME TE PRONAVE, HIPOTEKAVE, GJYKATAVE, ESHTE EGZAKTESISHT KY;

E KAM THIRRJE APO BRITME PUBLIKE PER CILINDO QE HETON: NGA PALLATET AGIMI E DERI TEK ZONA E GARDES, HETONI SE SI ESHTE GRABITUR PRONA PUBLIKE!!   

Mua do me keni ne krahe PER TI SHKUAR NE FUND E PER TI KTHYER BANOREVE HAPESIREN PUBLIKE!!

 

ide