
Celibashi apel kandidatëve për deputetë të qendrojnë larg QV! Kreu i KQZ: Procesi i identifikimit elektronik ka shkuar edhe më mirë se viti 2021

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi bëri një prononcim për mediat, nga ku i bëri thirrje të gjithë kandidatëve për deputetë, të qendrojnë larg qendrave të votimit, pasi prezenca e tyre në QV ndalohet me ligj.
“Këshill për kandidatët për deputetët, të qendrojnë sa më larg qendrave të votimit, nuk kanë asnjë mundësi praktike, ligjore për të kontribuuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Në përgjithësi procesi votimit ka shkuar shumë mirë”, tha Celibashi.
Sakaq Celibashi theksoi se procesi i votimit po shkon mirë në përgjithësi dhe se nuk ka patur probleme serioze me pajisjet e identifikimit elektronik.
Ai tha se identifikimi elektronik po shkon më mirë se viti 2021.
Celibashi: Përfaqësuesit politik t’i adresojnë shqetësimet në KQZ, të ruajnë qetësinë. Këshill për kandidatët për deputetët, të qendrojnë sa më larg qendrave të votimit, nuk kanë asnjë mundësi praktike, ligjore për të kontribuuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Në përgjithësi procesi votimit ka shkuar shumë mirë.
Nuk ka asnjë problem me përdorimin e pajisjes elektronike të identifikimit. Problemet lidhen me pamundësinë e disa operatorëve për ta vendosur pajisjen në punë. 2 apo 3 pajisje nuk funksiononin, dhe ne e i kemi zëvendësuar.
Procesi i identifikimit elektronik ka shkuar edhe më mirë se viti 2021. Ka numër problematikash më të ulëta në krahasim me vitin 2021.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128