Deputetët e tij firmosën për Endri Shabanin/ Sali Berisha: Gabime njerëzore, sot mbledhim Kryesinë për betejën finale!

Lideri demokrat Sali Berisha paralajmëron se këtë të shtunë, do të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike dhe pritet të merren vendime të guximshme dhe vendimtare, për atë që ai e quan beteja finale e demokratëve.
Për herë të parë, mbrëmjen e djeshme i ka pranuar atë që ndodhi me zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit dhe u ka kërkuar ndjesë demokratëve në gjithë Shqipërinë.
Edhe sot, pak momente më parë ai ka reaguar në llogarinë e tij dhe thotë se gabimet janë njerëzore. Partia Demokratike është gjendur kohët e fundit në situata të paprecedenta, ndërsa anëtarësia ka kërkuar reagim nga Sali Berisha.
"Gabimet janë njerëzore, por qëndresa është ADN-ja e demokratëve. Sot në mbledhjen e kryesisë, kryesia do marrë vendimet për t’u angazhuar në betejën vendimtare, betejën finale", shkruan lideri demokrat, duke paralajmëruar vendime të forta.
Partia Demokratike nuk nxori kandidatë në zgjedhjet e pjesshme lokale, duke pranuar të mbështeste kandidatët e pavarur dhe shënoi një humbje të fortë, ndërkohë që anëtarësia kërkoi reagim.
Në mungesë të një përgjigje, Ervin Salianji dhe më të votuarit e Primareve në PD kanë nisur një lëvizje brenda partisë më të madhe të opozitës. "Kafja" e tyre ka trazuar ujërat në Partinë Demokratike dhe tashmë Salianji ka nisur foltoret e tij, pavarësisht se ka deklaruar se nuk synon të bëhet kryetar.
Skandali më i rëndë që përfshiu këtë forcë politike, u regjistrua dy ditë më parë kur me firmat e deputetëve demokratë Endri Shabani shkoi në Kuvend si kandidat për postin e Avokatit të Popullit dhe me votat e socialistëve u zgjodh.
Deputetët dhe vet Sali Berisha kanë nisur me radhë t'ju kërkojnë ndjesë demokratëve.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

