“Do bëjmë ditë të dytë vere”/ Berisha: Votoni për shqiptarët dhe pensionet...

11 Maj 2025, 10:52 / POLITIKË ALFA PRESS

“Do bëjmë ditë të dytë vere”/ Berisha:

Pak më parë kreu i PD Sali Berisha ka votuar në “Liceun Artistik”.

Në një prononcim për mediat pasi votoi, ai u shpreh se do të bëjë një ditë të dytë vere nëse do të fitojë zgjedhjet. 

Së pari një thirrje zemre për çdo qytetar shqiptar, sot të votojnë, të votojnë, të votojnë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punën, punësimin, biznesin, fermën e tyre.
Të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend.
Të votojnë!
Unë, meqë më pyet, çdo njeri që takova, unë takova njerëz të gëzuar, të sigurt në votën e tyre.
Pra, do të kemi një ditë të dytë vere.
Ndaj dhe njëherë thirrja ime, votoni, votoni, votoni!”, tha ai.