
Edi Rama: 71 mandate i kemi të garantuara, por na duhen më shumë!

Edi Rama është shprehur i bindur se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, 11 mandate në Kuvend, Partia Socialiste i ka të garantuara.
Por, gjatë mitingut me gratë në Elbasan, Rama tha se synon më shumë mandate, duke vazhduar me propagandën se i duhet që të marrë vendime për integrimin dhe i duhen më shumë vota në Kuvend.
Edi Rama: Sot BE, është gati për ne. Duhet të bëjmë negociatat, nuk duhet të ndalojmë një ditë, o të ndalojmë me muaj të tërë, duhet të vazhdojmë punën me negociatat dhe për këtë na duhet fuqia që populli shqiptarët do na e jap më 11 maj. Jo aritmetike, jo 71 mandate, se 71 mandate as nuk diskutohet që në të gjitha rastet populli socialist i ka garantuar për ne, por na duhet një fuqi më e madhe. Sepse negociata zhvillohen ne Bruksel, vendimet merren ne Tiranë. Në Bruksel bien dakort që do bëjmë këto norma, do kalojmë këto masa, do marrim këto ligje, këdo vendime. Duhet të vijmë në Tiranë dhe ti bëjmë pa humbur kohë, pa mbetur në dorën e askujt, por duke pasur fuqinë që t’i bëjmë.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128