Gara për kryetarin/ PD i mbyll derën Ervin Salianjit: Nuk mund të kandidojë, s’është më anëtar i partisë

Pavarësisht se ish-deputeti Ervin Salianji nuk e përjashtoi një ditë më parë mundësinë e kandidimit në garën e 23 majit për kryetar të PD, Partia Demokratike i mbyll derën duke thënë se nuk mund të jetë rival i Sali Berishës.
Në një përgjigje, që Report Tv i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të selisë blu, Flamur Noka, thuhet se Salianji: nuk mund të kandidojë në garën për kreun e partisë më të madhe opozitare në vend, pasi ai nuk është më anëtar i partisë.
“Nuk mund të kandidojë, nul është më anëtar i partisë”, thuhet në reagimin për Report Tv.
Emri i Salianjit u la jashtë, në procesin e fundit të rifreskimit të listave të anëtarëve, bazuar mbi një udhëzim të nxjerrë në fillim të këtij viti ku thuhet se: "Nuk do të konsiderohen anëtarë të Partisë Demokratike, ata që: Kanë punuar kundër interesave të Partisë Demokratike në fushatat zgjedhore, duke u angazhuar në forma të ndryshme pro kundërshtarëve tanë politikë; apo ata që, me qëndrimet e tyre publike dhe politike kanë vepruar kundër vijës politike të Partisë Demokratike, kanë bashkuar votat/qëndrimet me kundërshtarët tanë politikë për çështje shumë të rëndësishme në nivelin vendor apo qendror. Apo ata, që me qëndrimet e tyre publike kanë thyer rëndë disiplinën e partisë Rregulloren e Brendshme dhe Kodin e Sjelljes.”
Ervin Salianji shihej si figura më e fortë dhe rival potencial përballë Sali Berishës, të cilin e ka sfiduar edhe përmes foltoreve paralele me demokratët.
Por, pikërisht për shkak të këtyre takimeve të nisura dhe akuzave të forta ndaj lidershipit demokrat, Salianji u akuzua se ka shkelur vijën e kuqe duke bashkëpunuar me krimin, që solli më tej edhe vendimin e Berishës për ta quajtur të ‘vetëpërjashtuar’.
Edhe 2 emrat e tjerë, Evi Kokalari e Alesia Balliu pritet të mos pranohen kandidate zyrtare për të njëjtën arsye, ato nuk janë në listat e anëtarësisë, dhe kryesia e PD-së me gjasë do e refuzojë kandidaturën e tyre.
Po ndodh...
ide
Namiri, modeli i luftës së shoqërisë në pabarazinë e vlerave
Humbja që lë pas boshllëk
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128