Kandidat për kryetar në Bashkinë e Tiranës nëse bëhen zgjedhje të parakohshme? Ja si përgjigjet Blendi Gonxhja

23 Prill 2025, 22:17 / POLITIKË ALFA PRESS

Kandidat për kryetar në Bashkinë e Tiranës nëse

Blendi Gonxhe ka folur në një intervistë për Open për kandidimin e tij për bashkinë Tiranë.

Pyetje: Përfliteni për kandidat për Bashkinë e Tiranës nëse do të ketë zgjedhjet të parakohshme, sa të vërtetë ka këtu?

Blendi Gonxhe: Besoj se ka ndonjë lidhje fare me në kuptimin me ndonjë prej veprimeve, mënyrës se si unë jam duke zhvilluar këtë fushatë, arsyet pse jam këtu, nuk besoj se ka lidhje. Nuk e di pse është ky opinion, mendoj se kjo…. më kanë pyetur, por unë nuk e ndaloj dot gazetarin të bëj pyetjen, po dhe nga ana tjetër nuk dua të flas në vetë të tretë…

Pyetje: Do u pëlqente kjo gjë, nëse?

Blendi Gonxhja: Prap është një pyetje që nuk më gjen më një përgjigje, sepse nuk ka… Është një moment që unë jam në një sfidë, më është besuar një detyrë shumë e lartë, që unë përditë pyes veten a e meritoj a e bëj do. Punoj çdo ditë që ta bëj mirë. Është një ministri shumë e madhe, një barrë e jashtëzakonshme. Më është dhënë dhe një përgjegjësi tjetër, jam kandidat në listë të hapur.

Do ishte një shpërqendrim për atë që po bëjmë, për qëllimin që jemi dhe sfidës që unë të bija në këtë grackë.  Kam qenë i disponushëm kur jam thirri të bëj detyra të caktuara dhe jam munduar t’i bëj mirë, por kjo nuk do më thënë gjë. Nuk ka lidhje me këtë sfidë. Ndoshta ka lidhje me të shkuarën time që kam punuar në Bashki, kjo për mua ka qenë një eksperiencë e përsëritur dy herë.

 

Po ndodh...

ide