
KQZ: Ndalohet çdo lloj fushate apo thirrje elektorale! Ja mesazhi për partitë politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga partitë politike që në respektin të heshtjes zgjedhore, ndalohet çdo lloj fushate apo thirrje elektorale.
Në një postim, KQZ shprehet se partitë nuk duhet të adresojnë në asnjë formë mesazhe politike apo elektorale.
“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale.
Subjektet zgjedhore nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale gjatë heshtjes zgjedhore, në asnjë formë”, njoftoi KQZ.
Gjithashtu KQZ ka vendosur ndalimin e publikimit apo transmetimit të spoteve, reklamave dhe mesazheve elektorale në të gjitha mediat, përfshirë rrjetet sociale dhe mediat online në periudhën e heshtjes zgjedhore.
NDALIMIN E PUBLIKIMIT/TRANSMETIMIT TË SPOTEVE/REKLAMAVE DHE MESAZHEVE ELEKTORALE NË PERIUDHËN E HESHTJES ZGJEDHORE
Në mbështetje të nenit 19, pikat 1, shkronja “n”, dhe 2, nenit 77 dhe neni 174, pika 1 të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128