Lapaj kërkoi rinumërim në gjithë qarkun Vlorë, KAS vendos të hapë vetëm një kuti e cila doli e rregullt

3 Qershor 2025, 15:09 / POLITIKË ALFA PRESS

Lapaj kërkoi rinumërim në gjithë qarkun Vlorë, KAS

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) hapi këtë të martë kutinë e votimit nr. 4494/00, në KZAZ 85, Vlorë, pas kërkesës së koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt.

Pas verifikimit, u konfirmua se të gjitha fletët e votimit kishin vulat përkatëse, duke hedhur poshtë çdo pretendim për parregullsi në këtë qendër votimi.

Ky veprim u ndërmor për të adresuar kërkesën e subjektit politik, i cili kishte kërkuar rishikimin e votave për të garantuar transparencë në rezultatin zgjedhor.

Megjithëse Lapaj kërkoi rinumërimin e votave në të gjithë qarkun e Vlorës, KAS vendosi të hapë vetëm këtë kuti për të kontrolluar vlefshmërinë e fletëve të votimit.

Në zgjedhjet e 11 majit 2025, “Nisma Shqipëria Bëhet” arriti të siguronte një mandat parlamentar.

 

Po ndodh...