
Nuk fitoi mandatin në Berat, Lefter Maliqi: Zgjedhjet do të përsëriten! Kemi beteja përpara


“Zgjedhjet do të përsëriten!” Kështu ka deklaruar Kandidati i PD-Aleanca Për Shqipërinë madhështore Lefter Maliqi i cili nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit për këtë qark. Në një postim në Facebook, ai falënderon votuesit dhe thotë se këto zgjedhje ishin të blera dhe të manipuluara, ndërsa paralajmëron beteja të tjera përpara.
“Kurajo, mos u dorëzoni, numëroni çdo votë që na ka lënë pa blerë narkoshteti! Jam krenar për ju banorë të Kuçovës dhe Beratit! Mirënjohje për fitore spektakolare në 6 Qendrat e Votimit në vendlindje ne Lapardha dhe në 4 Qendrat e Votimit në origjinën time në Lagjen “11 Janari”, në Kuçovë! Si edhe në qytetin e Kuçovës, në Qereshnik, Goriçan, Bardhaj dhe në disa Qendra ne Skrapar, Kozare e Perondi. Mirënjohje! Mirënjohje! Ne nuk dorëzohemi! Këto ishin zgjedhje të blera, të manipuluara. Mbetem njeri prej jush. Forca! Kemi beteja të tjera përpara! Zgjedhjet do përsëriten së bashku do fitojmë Bashkinë Kuçovë, Dimal, Skrapar dhe Berat!”, shkruan ai në Facebook.
Lefter Maliqi ishte në listën e hapur të PD-ASHM dhe ka marrë aktualisht 4782 vota, ndërsa PD ka siguruar vetëm dy mandate nga lista e sigurt, ndërsa PS ka marrë 5 mandate në Berat.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Berisha fitoi, ne humbëm!

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128