
PD dhe Nisma Shqipëria Bëhet, sherr në Kavajë/ Kandidati i Berishës zihet me vëzhguesin e Lapajt

12 Maj 2025, 01:06 / POLITIKË
Një konflikt i vëzhguesve të Shqipëria Bëhet dhe Partisë Demokratike ka qenë shkak i një sherri në vendnumërimin e bashkisë Kavajë. Sipas gazetares së Report Tv, Odeta Kupe, raportohet se kandidati i PD-së, Arnold Karriqi, ka kërkuar që në vendet e para të jenë vëzhguesit e PD-së.
Ndërkohë që kryetari i KZAZ-së 43 ka kërkuar që vëzhguesit të dalin nga KZAZ-ja derisa të merret një vendim. Të gjithë vëzhguesit e kanë respektuar vendimin, përveç dy vëzhguesve të Shqipëria Bëhet.
Nga ana e vëzhgueses së Shqipëria Bëhet është quajtur një diskriminim veprimi i Karriqit, duke thënë se partitë e mëdha nuk mund ta kenë këtë privilegj kur gara është e barabartë.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
Nga Erl Kodra
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128