Përfundon numërimi i votave të diasporës për Lezhën! PD mban mandatin, tensione në sallë

17 Maj 2025, 18:18 / POLITIKË ALFA PRESS

Përfundon numërimi i votave të diasporës për

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në qarkun e Lezhës, përfshirë edhe votat e diasporës. Edhe pse Partia Socialiste arriti të marrë shumicën e votave nga diaspora, Partia Demokratike ka ruajtur mandatin e katërt në këtë qark, duke konsoliduar pozicionin e saj në veri të vendit.

Pas shpalljes së rezultateve, situata është tensionuar në ambientet e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve, ku ka pasur përplasje verbale dhe shtyrje fizike mes Taulant Ballës, dhe përfaqësuesit të PD-së, Flamur Noka. Të dy janë shtyrë, ndërsa debati i ashpër ka pasuar komentet mbi integritetin e procesit zgjedhor.

 

Po ndodh...