Rama fton në Tiranë kryeministren e Japonisë për Samitin e NATO-s në 2027: Do “marrim hak” për mikpritjen

Kryeministri Edi Rama ka ftuar homologen e tij të Japonisë, Minoru Kiuchi që të vizitojë Shqipërinë vitin e ardhshëm, kur edhe në Tiranë do të mbahet Samiti i NATO-s.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se Shqipëria synon fuqizimin e marrëdhënieve me Tokion, duke theksuar mbështetjen e plotë ndaj strategjisë Indo-Paqësore të Japonisë.
Rama tha se Tirana pret të eksplorojë mundësi të reja bashkëpunimi me Japoninë në fusha të ndryshme strategjike.
“Me shumë kënaqësi presim fuqizimin e marrëdhënieve që është e bazuar në parimet e përbashkëta. Është e vërtetë që e kam parë strategjinë e Indo-Paqësorit dhe e mbështesim atë plotësisht. Sic mbështesim përmbajtjen e kësaj strategjie. Presim të eksplorojmë mundësi sesi të afrohemi me Japoninë. Ju them se vitin e ardhshëm, në Tiranë organizojmë Samitin e NATO-s dhe kam kënaqësinë t’ju ftoj. Do të jetë rasti i parë kur një kryeministre e Japonisë të vizitojë Shqipërinë në një vizitë shtetërore. Do të ishte kënaqësi t’ju mirëprisnim dhe të marrim hak për këtë mikpritje kaq të ngrohtë”, tha Rama në tryezën e përbashket.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS
Pse ata u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
