Rama: Po përballemi me forca që kërcënojnë themelet tona, BE na mësoi që edhe armiqtë mund të bëhen bashkë

16 Maj 2025, 13:29 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama: Po përballemi me forca që kërcënojnë themelet

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë hyrëse në seancën e parë plenare të Komunitetit të Liderëve Evropianë që po zhvillohet sot në Tiranë.

Ëndrra e paqes së përhershëm është zëvendësuar nga makthi i luftës. Përballemi me forca që kërcënojnë themelet e Europës. Besoj se nuk ka moment më të mirë sesa për të na kujtuar, ndërkohë që kemi menduar për europën e qëndresës, nuk duhet të harrojmë Europën tjetër për një paqe jo vetëm mes vetes, por edhe me armiqtë tanë.

Kjo Evropë i dha jetë projektit më të pangjashëm në historinë njerëzore, BE na mësoi që edhe ish armiqtë mund të bëheshin bakë. Lumenjtë e gjakut u kthyen në rrugë paqeje. Ishte Europa që na mësoi që në mes të konflikteve më të tmerrshme duhet të kemi besim te humanizmi. Këtu në Ballkan i kemi mbijetuar luftës, shkatërrimit e rrënimit, ka ndodhur gjatë jetës sonë, e kemi mësuar se paqja nuk ka konkurrentë. I kemi mbijetuar kolapsit ekonomik dhe kemi mësuar se bashkëpunimi nuk ka humbës”-u shpreh Rama.

Po ndodh...