
“Shqipëria është amaneti ynë, Tirana është zemra jonë”/ Mesazhi i fortë i Pëllumb Seferit për qytetarët në prag të zgjedhjeve të 11 majit

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për Qarkun Tiranës, Pëllumb Seferi, ka shpërndarë një mesazh të qartë dhe mobilizues për të gjithë qytetarët, duke theksuar se kauza e tij është ndërtuar mbi besimin tek njerëzit e punës, të rinjtë dhe sipërmarrësit shqiptarë.
“Shqipëria është amaneti ynë, Tirana është zemra jonë, ndaj me çdo të ri, me çdo sipërmarrës, me çdo njeri të punës, me çdokënd që kërkon një vend më të mirë, ne do luftojmë që t’ia arrijmë,” shprehet Seferi.
Ai i bën thirrje qytetarëve që më 11 maj të bëhen pjesë e ndryshimit, duke votuar për një të ardhme ku qeverisja i shërben qytetarit dhe jo të kundërtën.
“Me 11 Maj le të nisim ndryshimin për këtë vend që meriton më shumë, që meriton një qeveri që punon për qytetarët! Voto 4! Voto Pëllumb Seferin!” – përfundon mesazhi i tij.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128