Sot Shqipëria voton për Parlamentin e ri, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 12:00

11 Maj 2025, 12:30 / POLITIKË ALFA PRESS

Sot Shqipëria voton për Parlamentin e ri, ja sa është

Sot, 11 Maj, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote.

Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 12:00 ka qenë 21.94%.

Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 2222 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Deri më tani kanë votuar 326391 nga 1487537 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 12:00, përqindja e votuesve ka qenë 27.24%.

Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 10:00 ka qenë 13.54%.

Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 1983 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Deri më tani kanë votuar 179346 nga 1324516 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 10:00, përqindja e votuesve ka qenë 16.66%.

Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 09:00 ka qenë 4.84 %.

Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 976 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Deri më tani kanë votuar 31939 nga 659620 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara

Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 09:00, përqindja e votuesve ka qenë 8.03%.

Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 08:00 ka qenë 1.81%.

Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm 937 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Deri më tani është votuar 11601 nga 641108 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara

Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 08:00, përqindja e votuesve ka qenë 3.37%.

Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

Risi në këto zgjedhje parlamentare është vota e diasporës, ku për të zgjedhur për Parlamentin e ri janë regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë.

Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.

Sot Shqipëria voton për Parlamentin e ri, ja sa është