Xhafaj: Ka garë brenda llojit në PS, pamundësia e Veliajt minus për partinë!

10 Prill 2025, 14:49 / POLITIKË ALFA PRESS

Xhafaj: Ka garë brenda llojit në PS, pamundësia e Veliajt minus

Deputeti i PS Etjen Xhafaj duke folur në MCN TV pranoi se ka një garë brenda llojit te socialistët për votat nominale në listën e hapur.

Xhafaj vuri në dukje se pamundësia e kryebashkiakut Erion Veliaj për t’u përfshirë në fushatë është minus për PS-në, por stimul që kandidatët socialistë të punojnë më tepër.

Patjetër që ka një garë brenda llojit edhe për votat nominale. Ajo që tha kryeministri është diçka shumë e drejtë, që i deleguari politik i një zone ka atribute politike për të punuar me strukturën për të maksimalizuar votën dhe të tjerët që ndërhyjnë, nuk kalojnë përmes strukturave të partisë, por strukturave të tyre, miqve, të njohurve, familjarëve. Është një vijë e hollë që ndan njërën nga tjetra, mund të ketë ngatërrime, por po luajmë një luftë të drejtë me njëri-tjetrin".

Unë mendoj që Erioni që është një mik i imi, familjar, ka një rol, sepse Erioni ka qenë motori i punëve në Tiranë. Rol ndikues pastaj, kjo është diçka tjetër, sepse duke qenë i ndaluar, nuk besoj se roli i tij është aq shumë ndërhyrës, por si model pune, patjetër që ai ndikon", u shpreh ndër të tjera ai.

 

Po ndodh...