Zgjedhjet 2025/ Voton kreu i KQZ Ilirjan Celibashi: Kush shkel ligjin do të mbahet përgjegjës!

11 Maj 2025, 14:25 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhjet 2025/ Voton kreu i KQZ Ilirjan Celibashi: Kush shkel ligjin do të

Sapo ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar edhe kreu i komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

Në një prononimcim për mediat ai u shpreh se kushdo që shkel ligjin do të mbahet përgjegjës nga institucionet përkatëse, ndërsa theksoi se edhe qytetarët duhet të kuptojnë që kanë përgjegjësi në lidhje me procesin zgjedhor.

Mesazhi është i qartë për ata që ende nuk kanë votuar. Ata që janë në idenë që angazhimi i tyre mund të kontribuojë tej votës në proces, do të marrin përgjigje nga institucione përkatëse. Shumë e rëndësishme që jo vetëm politikanë por edhe qytetarët të kuptojnë që kanë përgjegjësi në lidhje me procesin zgjedhor”, tha ai.