Zgjedhjet/ Numërohen 2 kutitë e parë në Vorë, ja rezultatet

11 Maj 2025, 20:30 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhjet/ Numërohen 2 kutitë e parë në Vorë, ja

Kutitë e para të numëruara në Vorë, kanë nxjerrë fituese Partinë Socialiste.Ajo ka marrë 222  vota në këtë kuti, ndërsa PD vetëm 73. Shumë shpejt pritet të mësohet dhe rezultati për kutitë e tjera.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, bëri me dije se rezulatti final për Vorën dhe njësinë 10 në Tiranë do të bëhet me dije mëngjesin e nesërm, por Report Tv ka arritur të sigurojë rezultatet e para.

PD-ASHM → 73 vota
Bashkë → 1 votë
Lëvizja Atdheu → 0 vota
Koalicioni Euroatlantik → 0 vota
PS → 222 vota
Nisma Shqipëria Bëhet → 4 vota
AKSH → 1 votë
Aleanca Demokracia e Re → 0 vota
Djathtas për Zhvillim → 1 votë
Mundësia → 8 vota
PSD → 5 vota