Sallatë verore me perime të freskëta dhe djathë të bardhë

9 Gusht 2025, 08:19 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Sallatë verore me perime të freskëta dhe djathë të

Sallatë verore me perime të freskëta dhe djathë të bardhë
Përbërësit:
2 domate të pjekura
1 kastravec i madh
1 qepë e kuqe ose e bardhë
1 spec jeshil ose i kuq
100 gr djathë i bardhë
10-15 ullinj të zinj pa bërthamë
2 lugë vaj ulliri
1 lugë uthull molle ose limon
Pak rigon i thatë
Kripë, piper, bimë aromatike

Përgatitja

Presim domaten, kastravecin dhe specin në feta ose kube sipas dëshirës. Qepën e presim në rrathë të hollë dhe nëse është shumë e fortë e lëmë pak në ujë me uthull për 10 minuta.
Në një enë të madhe përziejmë të gjitha perimet, ullinjtë dhe djathin. Në një filxhan të vogël përziejmë vajin e ullirit, uthullën/limonin, rigonin, kripën dhe piperin.

Marinojmë sallatën duke e përzier lehtë që të mos prishet djathi. Në fund mund të shtojmë bimë aromatike për më shumë freski dhe aromë.

Këshilla nga Albana: Kjo sallatë shkon mrekullisht me bukë të thekur, mish të pjekur në skarë, ose si vakt i vetëm i lehtë. Mund t’i shtosh edhe qiqra të ziera, thjerrëza ose pak quinoa për më shumë vlera.
Receta nga Zonja Albana/ReportTV

 

Po ndodh...