Çmimet Emmy, kur do të shpallen nominimet

14 Korrik 2025, 11:11 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Çmimet Emmy, kur do të shpallen nominimet
Bota e Show Biz është në pritje do të shpallen zyrtarisht nominimet për Çmimet Emmy, edicioni i 77-të.

Ceremonia e zbulimit të emrave do të mbahet të martën, në orën 11:30 paradite me orën lokale të SHBA-ve (ET) dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalet zyrtare të Akademisë së Televizionit dhe në faqet e mediave kryesore.

Kjo ngjarje shënon një nga kulmet e sezonit televiziv në SHBA, duke nderuar arritjet më të mëdha në seriale dramatike, komedi, miniseriale dhe shfaqje të ndryshme të vitit të kaluar. Me rikthimin e plotë të prodhimeve pas grevës së skenaristëve dhe aktorëve më 2023, gara e këtij viti pritet të jetë më e pasur se kurrë.

“Succession”, “The Bear”, “The Crown”, “Shōgun” dhe “The Last of Us” janë ndër pretendentët më të përfolur për nominimet në kategoritë kryesore.

Për kategoritë e komedisë, vëmendje të veçantë pritet të marrë sezoni i fundit i “Abbott Elementary” dhe seriale të reja si “Palm Royale” apo “Hacks”.

Nominimet do të pasohen nga ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve, e cila është planifikuar të mbahet më 14 shtator 2025 në Los Angeles.

 

Po ndodh...