Nuk ishte femër/ Laerti zbulon historinë e vërtetë të dashurisë, Rozana: E gropose veten...

Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh i surprizoi katër finalistët e “Big Brother VIP 4”. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri hynë disa nga moderatorët e njohur të Top Channel.
Pasi darkuan të gjithë bashkë, katër banorët e këtij edicioni të katërt të reality show-t u vendosën përballë pyetjeve të tyre.
Bieta Sulo i bëri një pyetje Laert Vasilit, në lidhje me çiftet që u krijuan në këtë BBV 4.
“E kam pyetjen për Laertin. Historia e vërtetë e dashurisë brenda kësaj shtëpie, e këtij edicioni?”, ishte pyetja e moderatores së emisionit “Ftesë në 5”.
Nuk ishte Laerti ai që dha përgjigjen e pari pasi menjëherë Gjesti u shpreh:
“Nuk ka”, duke shkaktuar të qeshura mes të ftuarve dhe katër finalistëve.
Ndërkohë aktori i njohur u përgjigj:
“Historia e vërtetë e dashurisë ka qenë mes meje dhe Aldos”, duke shkaktuar edhe ky të qeshura.
“U gropos fare. E groposi veten”.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


