Sardi i jep fund dyshimeve, tregon nëse do të jetë pjesë e “Big Brother VIP 5”

Artisti i njohur Sardi Strugaj ka folur për herë të parë mbi zërat që e lidhin me edicionin e ri të “Big Brother VIP Albania”. I ftuar në emisionin “Wake Up”, ai komentoi karrierën e tij muzikore dhe planet për vitin që vjen, duke mos e përjashtuar mundësinë për të qenë pjesë e spektaklit më të ndjekur në vend.
“Ka qenë një vit fantastik, jam rritur shumë profesionalisht dhe personalisht. Jam shumë i lumtur me çfarë ka sjellë 2025 dhe mezi po pres 2026. Mendoj se do jetë një super vit,” u shpreh Sardi.
I pyetur nëse do të hyjë në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, këngëtari zgjodhi të ruajë misterin:
“Ta lë kështu të hapur… Më provokonte një shok dhe më tha që kishte dëgjuar se do isha pjesë e ‘Big Brother’. I thashë që nuk më lejohet ta them, e kemi në kontratë (qesh). E bëj shpesh, i ngacmoj njerëzit. Gjithmonë më pyesin dhe ia lë të hapur. Do e shihni.”
Me këtë deklaratë, Sardi nuk mohoi mundësinë e pjesëmarrjes, duke lënë të kuptohet se surprizat për “Big Brother VIP 5” sapo kanë filluar.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128