Altin Lala: Presioni te Polonia, Shqipëria duhet ta shfrytëzojë

Ish-kapiteni i Kombëtares, Altin Lala ka dhënë së fundmi një intervistë për Klan News, në prag të ndeshjes së Shqipërisë me Poloninë.
Sipas tij, presioni është te polakët para kësaj përballje dhe kjo duhet shfrytëzuar nga kuqezinjtë. Lala theksoi se Shqipëria duhet të luajë si grup dhe mundësitë për shënim do të vijnë.
“Pritshmëritë e polakëve janë shumë të mëdha dhe ne na konsiderojnë si skuadër e vogël. Këtë duhet ta shfrytëzojmë në anën tonë dhe të mos i lëmë të afrohen afër portës. Të jemi të fokusuar, që të mos lëmë hapësira në zonë. Leëandoëski është i rrezikshëm. Nuk është më i shpejtë, por në zonë duhet kujdes. Ne kemi lojtarë me eksperiencë si Gjimshiti. Nëse i mbajmë afër repartet dhe vrapojmë më shumë, gjashtë ndeshjes do të kemi shanset tona të shënojmë.
Polonia luan në shtëpi dhe është skuadra që ka më shumë presion. Këtë kartë duhet ta shfrytëzojmë. Presionin t’ia lëmë Polonisë.
Duhet fokus dhe të mos lëmë hapësira. Polonia ka cilësi, por nëse luajmë në grup, nuk është kombëtare si Spanja apo Anglia, të cilat nuk përballohen. Nëse i mbajmë afër repartet, do i kemi shanset për të shënuar”, u shpreh Altin Lala.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128