Arabët nuk ndalen, ofrojnë 350 milionë euro për Pedrin

Arabia Saudite dëshiron të vazhdojë zgjerimin e saj dhe për të bërë të mundur këtë projekt po synon disa futbollistë të shquar në Evropë, përfshirë dhe Vinicius Jr.
Ka zëra për mundësinë e shpenzimit të 350 milionë eurove për të sjellë asin brazilian të Real Madrid, të djegur nga afera e “Topit të Artë”, por në orët e fundit ka shënuar edhe një objektiv tjetër.
Bëhet fjalë për Pedrin, mesfushori i Barcelonës i lindur në vitin 2002. Interesi, sipas asaj që u zbulua nga gazeta spanjolle Sport, vjen nga situata e tij kontraktuale, me vetëm një vit e gjysmë të mbetur nga kontrata e tij (deri më 30 qershor 2026).
Ideja u forcua nga fakti se Pedri ishte lojtari më i vlerësuar nga tifozët vendas në Superkupën e Spanjës, të zhvilluar në Arabinë Saudite, dhe që pa fitoren e Barçës ndaj Real Madridit (5-2).
Hector Peris, CEO i LEADERBROCK Sports Group, agjencia e Pedrit, ishte i pranishëm në Arabi gjatë Superkupës. Autoritetet saudite shfrytëzuan rastin për t’i bërë të ditur synimet e tyre dhe ndër të tjera dëshirojnë ta përfshijnë atë në mesin e ambasadorëve të Botërorit 2034, që Pedri do të arrijë në moshën 31-vjeçare.
Çmenduria e lartpërmendur e 350 milionë eurove që do të dërgoheshin vetëm për Vinicius Junior mund të përsëritet edhe në rastin e Pedrit, klauzola e lirimit të të cilit shkon në një miliard.
Megjithatë, sipas gazetës katalanase, Pedri nuk ka asgjë tjetër në mendjen e tij përveç Barcelonës për momentin dhe së bashku me drejtuesit e katalanasve ka javë që diskutojnë për rinovimin e kontratës.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


