
Bayerni mund fitojë titullin këtë fundjavë, do të jetë i pari për Kane

Bayern Munchen është vetëm një hap larg titullit të 33-të kampion në Gjermani. Tre javë nga përfundimi i sezonit, bavarezët kanë një avantazh prej 8 pikësh ndaj ndjekësit më të afërt, Bayer Leverkusen, dhe mund ta mbyllin llogaritë këtë fundjavë, nëse arrijnë fitoren në transfertë ndaj Leipzig.
Edhe një barazim do t’i mjaftonte praktikisht Bayernit për të siguruar titullin, duke qenë se në rast të një barazie hipotetike në renditje, ata kanë një golavarazh ndjeshëm më të mirë: +61 kundrejt +31 të Leverkusenit.
Megjithatë, kjo javë nuk pritet të jetë e lehtë. Si Leipzig, kundërshtar i Bayernit, ashtu edhe Freiburg, që përballet me Leverkusenin, janë në garë për vendet që çojnë në Champions League.
Në luftën për vendin e tretë, avantazhin e mban Eintracht Frankfurt, ndërsa nga prapavija po afrohet Borussia Dortmund, që ndodhet tre pikë pas Freiburgut dhe përballet me një kundërshtar të lehtë në letër, Wolfsburgun.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128