
Dodaj kalon te CSKA e Sofies, zbulohen detajet financiare mes Vllaznisë dhe klubit bullgar

18 Korrik 2025, 16:23 / SPORT
Kevin Dodaj do të jetë lojtari më i ri i CSKA-së së Sofies. Vllaznia dhe klubi bullgar kanë arritur akordin, ndërsa shifra e përfituar do të kapë një total prej 450 mijë eurosh.
“Shkodra Sport” ka zbuluar detajet e këtij transferimi teksa mësohet se Vllaznia do të ruajë edhe 15% të kartonit në këtë rast.
19-vjeçari spikati në vetëm një vit me Vllazninë. Në total me ekipin e parë ka numëruar 55 paraqitje deri tani ku ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar 4 të tjerë.
Vllaznia ndërkohë po përgatitet për turin e ardhshëm në Ligën e Konferencës. Kuqeblutë do të përballen me Vikingurin në raundin e dytë.
ide

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
Nga Kim Mehmeti

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!
Nga Armend Gjana

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128