FIFA publikon dënimin për kryesuesit e Superiores, tronditen pretendentët për titullin
24 Nëntor 2025, 13:08 / SPORT

FIFA ka publikuar vendimin ku zbulon se Vllaznia është bllokuar për tre sesionet e ardhshme të merkatos. Kuqeblutë nuk do kenë të drejtën të regjistrojnë lojtarë të rinj në vazhdim, pa paguar detyrimet ndaj gjyqit për të cilin bëhet fjalë.
Kjo nuk është situatë e re për klubet e Superiores. FIFA vazhdimisht publikon vendime, megjithatë është parë që detyrimet të paguhen dhe merkato të vijojë më pas normalisht.
Vllaznia është kryesuesja e kampionatit shqiptar. Kuqeblutë me trajner Edi Martinin janë në kuotën e 25 pikëve pas 12 javë të luajtura, ndryshe po aq sa Elbasani i vendit të dytë.
Vllaznia barazoi dje 1 me 1 ndaj Partizanit në transfertën tek “Arena e Demave”. Sfida e radhës për kuqeblutë do të luhet në Shkodër ndaj Teutës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

