Gerrard komenton: Salah ka bërë gabim, të kthehet në rrugën e duhur

Legjenda e Liverpool, Steven Gerrard, i ka bërë thirrje Mohamed Salah që të mos përsërisë më komentet kontroverse që bëri së fundmi. Sipas Gerrard, sulmuesi Salah ka gabuar dhe se duhet që ai të kthehet në rrugën e duhur.
“Është e qartë se ai është shumë i mërzitur dhe e respektoj këtë. Por është gabim që ai të thotë se klubi e ka futur në telashe. Ai duhet të tërhiqet, ta diskutojë këtë me trajnerin. Si lojtarë, të gjithë kemi humbur mendjen në një moment dhe kemi bërë gjëra të nxituara nga momenti.
E di që me kalimin e kohës, kur e gjithë kjo të qetësohet, Salah do të thotë: “Nuk duhej ta kisha thënë këtë. Ndoshta nuk duhej ta kisha thënë këtë. Isha i emocionuar. Isha i nxituar.”
E kam përjetuar këtë me Suarezin kur ai pati një sherr me Brendan Rodgers, ballë për ballë. Kam qenë atje, kam qenë vetë atje.
Në fund të fundit, Liverpoolit i duhet Salah që të rikthehet në formë, të rikthehet në shënimin e golave, sepse ai është lojtari më i mirë, golashënuesi më i mirë dhe do t’i ndihmojë të dalin nga kjo situatë”, tha Gerrard për TNT Sports.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
