Humbja me Poloninë, Laçi: Jam pa fjalë! Fitoi ekipi që nuk e meritonte
27 Mars 2026, 00:01 / SPORT

Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi, u shfaq shumë i zhgënjyer pas humbjes me Poloninë.
Për Tv Klan, ai u shpreh se ndihet krenar për ekipin, për atë që tregoi në fushë dhe për atë që arriti deri tani.
Ndër të tjera, Laçi u shpreh se në fund fitoi ekipi që nuk e meritonte.
“Jam pa fjalë. Jam shumë krenar për çunat. Në përgjithësi kemi bërë një ndeshje të mirë. Duhet të mbajmë kokën lart. Nuk kemi arritur asnjëherë në këtë fazë, mos e harrojmë këtë. E vështirë për ta pranuar.
Ato dy rastet e humbura, pas tyre pësuam gola. Kështu është futbolli. Personalisht mendoj se fitoi ekipi që nuk e meritonte. Pavarësisht dy golave të Polonisë, që morën fitoren, nuk e di nëse kishin raste të tjera. Duhet ta harrojmë këtë ndeshje”, u shpreh ai.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Nga Ardi Stefa
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Nga Adrian Thano
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
Nga Giovanni Bianconi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
