
I lidhur me disa skuadra europiane, Barcelona insiston për Ksavi Simons

Barcelona ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Ksavi Simons, duke eksploruar mundësinë e transferimit të mesfushorit holandez në “Camp Nou”. 21-vjeçari aktualisht është i huazuar te RB Leipzig, nga klubi francez Paris Saint-Germain, dhe është lidhur me disa skuadra të mëdha evropiane.
Simons, që dikur ishte pjesë e akademisë së La Masias, ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te PSV Eindhoven dhe RB Leipzig, duke rritur interesimin e Barcelonës për rikthimin e tij. RB Leipzig kërkon të paktën 70 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin, një shumë që mund të jetë pengesë për një transferim të përhershëm.
Barça tentoi ta huazonte Simons edhe verën e kaluar, por marrëveshja nuk u arrit, por këtë herë, situata duket më premtuese. Lidhjet e klubit katalanas me agjentë të afërt me përfaqësuesit e lojtarit mund të ndihmojnë në përshpejtimin e bisedimeve. Darren Dein, një agjent me lidhje me Joan Laportën, përfaqëson Simons dhe pritet të luajë rol kyç në negociata, veçanërisht nëse opsioni i huazimit bëhet më i mundshëm nga një klauzolë që i jep lojtarit të drejtën të zgjedhë destinacionin.
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128