Indiana eleminon Cleveland, ekipi më i mirë i Konferencës së Lindjes mposhtet në ndeshjen e 5-të

14 Maj 2025, 13:36 / SPORT ALFA PRESS

Indiana eleminon Cleveland, ekipi më i mirë i Konferencës së

Indiana është skuadra e parë finaliste e play off-it në Konferencën e Lindjes. Ajo eliminoi Cleveland, që edhe pse kishte rezultatin më të mirë të sezonit të rregullt nuk dha asgjë në këto përballje gjysmëfinale. Indiana fitoi 4-1 serinë e ndeshjeve, duke triumfuar edhe sot 114-105 ndaj Cavaliers. Të gjithë titullarët e Indiana realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Tyrese Haliburton me 31 pikë. Mitchell realizoi 35 pikë për Cleveland, por që s’mjaftuan.

Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Oklahomës përmbys disavantazhin e dy ndeshjeve të para dhe tashmë udhëheq 3-2 serinë gjysmëfinale. Ajo fitoi 112-105 ndaj Denver në sfidën e pestë mes tyre. Një përballje e ekuilibruar, ku të dyja ekipet synuan fitoren. Nikola Jokic realizoi 44 pikë e 15 rebound, por që mbetën për statistikë. 6 basketbollistë të Oklahoma realizuan mbi 12 pikë, ku shkëlqeu Alexander Shai me 31 pikë.

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale

Cleveland – Indiana, 105-114 (1-4)

Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale

Oklahoma – Denver, 112-105 (3-2)

Minnesota – Golden State, (3-1)