Largim i rëndësishëm nga Teuta, sulmuesi u jep lamtumirën durrsakëve pas dy vitesh

9 Maj 2025, 16:22 / SPORT ALFA PRESS

Largim i rëndësishëm nga Teuta, sulmuesi u jep lamtumirën

Ergys Peposhi është largimi i parë nga Teuta. Sulmuesi ka vendosur të ndajë rrugët me durrsakët pas këtij sezoni.

Gjithçka e ka zyrtarizuar vetë futbollisti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Lojtari falenderon klubin për mundësinë e dhënë, ndërsa shkruan se me “Djemtë e Detit” ka kaluar momente të bukura në Durrës.

“Faleminderit KF Teuta! Nga sot nuk jam më pjeë e klubit Teuta. Dua të falenderoj presidentin, drejtorin e klubit, të gjithë trajnerët që kam punuar gjatë këtyre dy viteve. Një falenderim dhe për tifozat “Djemtë e Detit” për përkrahjen e tyre.

Një falenderim i madh shkon për çunat e ekipit që kaluam së bashku shumë momente. Qoftë ato të bukurat, qoftë dhe ato të vështira. Klubit Teuta i uroj vetëm suksese në vazhdim”, shkruan Peposhi.

Peposhi ishte pjesë e Teutës prej vitit 2023. Kështu pas dy vitesh mbyll bashkëpunimin me durrsakët. 24-vjeçari u aktivizua në 32 ndeshje, 13 prej të cilave i nisi titullar.

 

Po ndodh...